75 Mall Live Search
20:51 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Afro 200 të vdekur në Francë nga COVID-19 në 24 orë

Autoritetet franceze kanë regjistruar 199 vdekje të reja nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar edhe 13.947 persona të infektuar, duke kaluar shifrat në total në mbi 2 milionë raste pozitive.

Franca që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 57.567 të vdekur dhe mbi 176 mijë të shëruar.