Munishi: Gjyqtari e vendosi ndeshjen, nuk ishte penallti

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina e ka mposhtur Ballkanin në frymën e fundit me rezultatin final në 2:1 me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi nga pika e bardhë, shkruan IndeksOnline
Pas kësaj ndeshje foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi ku tha se penalltia e akorduar në fund nga gjyqtari nuk ishte e pranueshme.
“Nuk ka qenë, se aty ka pasur luftë në 16sh, plus ishte minuta e 90-të ishte derbi. Është koha e fundit me i ndal këto gjëra. Edhe vjet na kanë bërë padrejtësi. Edhe sivjet po na bëjnë padrejtësi. Komplimente për Prishtinën, pati performancën e mrië. Në këtë ndeshje, një penalti e bëri një ndeshje”, tha fillimisht Munishi.
“Neve na konvenuar edhe barazimi, vetëm që të mos e humbim ndeshjen.”
“Nuk ka qenë ndeshje për 7 kartona. Nuk kemi luftuar me armë, por kemi luajtur futboll”, tha ai.