75 Mall Live Search
18:10 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Në Vlorë plagoset në person me plumb në qafë, tre persona shoqërohen në polici

Një person është plagosur në Vlorë me armë zjarri në Vlorë. Pamjet e mëposhtme janë siguruar nga vendngjarja, pranë një lavazhi.

Personi që u plagos në Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Nga ana tjetër, tre persona janë shoqëruar në polici. Dy prej tyre janë punonjës të lavazhit ku dhe ndodhi ngjarja. Në vendin e plagosjes është gjetur edhe një gëzhojë, e cila është sekuestruar.