75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / C E

Vdes ish-trajneri i Shqipërisë, ishte me koronavirus

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare ish-trajneri i Shqipërisë Oto Bariç.

Ish-tekniku veteran i futbollit kroat dhe europian vdiq prej koronavirusit në një klinikë të Dubvravës.

Ai e mbylli karrierën si trajner në vitet 2006-207 me Shqipërinë.

Bariç pati një karrierë të pasur në 43 vite duke stërvitur ekipe në Kroaci si: Dinamo Zagrebin, Lokomotivën; në Austri stërviti LASK-un, Rapid Vjenën, Sturm Grazin.

Kroati stërviti dhe kombëtare Austrinë, Kroacinë dhe karrierën e mbylli me Shqipërinë.

Bariç drejtoi Kroacinë në EURO 2004. Ai pasoi gjermanin Hans Peter Brigel te Shqipëria dhe drejtoi ekipin kuqezi në eliminatoret e EURO 2008.