75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Foshnja dy muajshe pa shenja jete në Klinë, dërgohet në obduksion

Një foshnjë është raportuar pa shenja jete në Klinë. Viktima dy muajshe është raportuar se ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës, fëmijës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/