75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / k.v

Goditet këmbësorja në Pejë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në Pejë.

Policia ka njoftuar se përderisa një person ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës./IndeksOnline/