Pronarit i fitnesit merr gjoba çdo ditë, por s’po e mbyll biznesin duke e sfiduar shtetin!

Një pronar palestre në New Jersey është duke e sfiduar seriozisht shtetin. Ai po vazhdon të mbajë hapur biznesin e tij, ani pse shteti nuk e lejon.
15 mijë dollarë në dita po paguan gjobë Ian Smithi për biznesin e tij.
Borxhi nga gjobat ka arritur 1.2 milionë dollarë. Smithi ka thënë se disa herë është arrestuar, por që nuk e ka në plan ta ndalë punën.
Smithi ka thënë se gjobat janë të pakuptimta.”Stilis Gym” ka qindra qytetarë që stërviten gjatë ditës në të dhe janë në dijeni për sfidimin që pronari i qendrës sportive ia bën shtetit./Indeksonline/