Këto janë datat kur zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Është hedhur shorti i fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-21.
Skuadrat kanë mësuar kundërshtarët derisa kryendeshja pritet të jetë ajo midis Barcelonës dhe PSG-së.

Ndeshjet e para do të luhen më 16,17,22,23 shkurt derisa ato të kthimit luhen më 9,10,16,17 mars.
UEFA-ja më vonë do të publikojë orarin e saktë të ndeshjeve të kësaj faze.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll. /IndeksOnline/
