Arbëria e ndal Dritën dhe i bën nder Ballkanit, Drenica merr një pikë të madhe në Mitrovicë

Drita nuk arriti të shfrytëzojë maksimalisht gabimin e Ballkanit këtë javë, duke barazuar ndaj Arbërisë 1-1 në shtëpi.
Kampioni aktual, ishte në epërsi në pjesën e parë me golin e realizuar nga Kastriot Rexha.
Qendërsulmuesi prishtinas shënoi nga penalltia, për golin e 7-të sezonal në Superligë.
Në pjesën e dytë, Arbëria u lëshua në sulm dhe trysnia e tyre u shpërblye.
Hamdi Namani në minutën e 75-të, shënoi autogol. Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 – Drenica u mbyll poashtu baras por pa gola.
Për ‘kuqezinjtë’ kjo ishte pika e parë e fituar pas 5 humbjeve rresht në Superligë.
Trepça ’89 mbetet në vendin e 8-të me 21 pikë, ndërsa e 9-ta me 19 pikë.
/Indeksonline/