75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / A. A

UEFA cakton datat, ja kur luhet kryendeshja Barcelona – PSG

Sot u hodh shorti për ndeshjet e fazës së eliminimit në Ligën e Kampionve.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në mes Barcelonës dhe Paris Saint Germainit.

Barcelona do të luaj ndeshjen e parë ndaj Paris Saint Germainit në Camp Nou më 16-të shkurt.

Pothuajte një muaj më vonë do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Paris, përkatësisht më 10 mars.

Në të njejtat data do të luhet edhe takimi Leipzig – Liverpool.

Atletico Madrid – Chelsea më 23 shkurt dhe 17 mars.

Borussia Monchengladbach – Manchester City 24 shkurt dhe 16 mars.

/Indeksonline/