75 Mall Live Search
15:56 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / k.v

LIVE/ Nis seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

Gjykata Speciale po mbanë konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.