75 Mall Live Search
18:00 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / A. A

Aro Muric vazhdon të ‘nxeh’ bankën te Girona

Portieri i Kosovës, Aro Muric ka disa javë që ka humbur vendin në përbërjen bazë te Girona.

Edhe sonte ai do të jetë në bankën rezërve kundër Rayo Vallecanos, takim që fillon nga ora 19:00.

Muric ishte transferuar nga Manchester City te Girona në formë huazimi.

Ai luajti në dy ndeshjet e para të sezonit, por bëri disa gabime që i kushtuan të humb besimin e trajnerit Francisco.

/Indeksonline/