75 Mall Live Search
18:48 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Dita e gjashtë e protestave për Klodian Rashën në Tiranë, policia nis kontrollet

Ka nisur orari zyrtar i protestës, ndërkohë që policia e cila zbriti e para në terren ka nisur me kontrollet. Nga vendi ku do tw nisë marshimi raportohet se kanë nisur edhe kontrollet e para.

Efektivët e uniformave blu kanë filluar të bëjnë verifikimet. Adoleshentët që ndodhen në shesh janë kontrolluar nga policia nëse kanë mjete piroteknike.

Ndërkohë ka nisur edhe grumbullimi i protestuesve, të cilët do ta mbajnë sot protestën e gjashtë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.

Ndërkohë, pak orë më parë, Policia e Shtetit bëri të ditur me anë të një njoftimi për media se nuk do të tolerohet asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese