Osmani: S’jam për uzurpim të ulëseve, duhet parlament me numra që më pas e zgjedh presidentin

U.D e Presidentit, njëherit Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Ajo ka thënë në Click se s’është detyrë e presidentit të zgjedh ngërçe rreth një presidenti tjetër, pasi sipas saj ajo e ka mandatin 6 mujor.
“Në rast kur përpjekjet po bëhen në shpëtim të një qeverie, s’po flasim për një qeveri që ka marrë legjitimitet popullor dhe që asgjë që ka të bëj më presidentin s’lidhen me qeverinë, ato janë përpjekje për zgjatjen e qeverisë.
Kemi keqinterpretim që presidenti duhet të përfaqësojë unitet partiak, pasi që në Kushtetutë thuhet që ai duhet të ketë unitet të popullit. Mendoj që qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre me 6 tetor, të tjerët kanë vetëm opinione. Ai vendim i shumicës së qytetarëve sot s’është respektu, pasi kemi një qeveri në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Duhet zgjedhje që prodhojnë një parlament me numra e legjitimitet, dhe ai parlament më pas e krijon edhe zgjedhjen e presidentit”, tha Osmani, transmeton Indeksonline.
Tutja ajo u shpreh se s’është për uzurpim të ulëseve, dhe se zgjedhjet do të ishin zgjedhja e duhur që institucineve t’u jepnin më shumë integritet.
“Unë do të pranoja plot emra për president, por s’ka të bëj as me emrin tim e as të tjerë të përveçëm, por me procesin”, tha Osmani./Indeksonline