Futbollisti kosovar: Martohem veç me shqiptare, babës duhet m’i qit çaj

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi, ka qëndruar në Kosovë.
Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për Prive, ku ndër tjera foli edhe për statusin aktual, shkruan Indeksonline.
Liridoni tregoi se është beqar dhe ka disa kushte për nusen e ardhshme.
Ai tha se vajza duhet të jetë shqiptare, që i di traditat.
“Prej që kam lind, kam thënë që nuk martohem me tjetër, pos me shqiptare. Të huajt edhe JLo me qenë nuk i di rendet, më bëhet monoton për një javë. Edhe për mu, edhe për familje më mirë është shqiptare. Nesër baba ia lyp një çaj, ajo nuk din, janë detaje të vogla por shumë me rëndësi për mu” tha Krasniqi.