Vjen reagimi i Trump-it, pasi Biden u zgjodh zyrtarisht president i ShBA-ve

Kolegji Zgjedhor pas votimit që u bë sot, ka konfirmuar që Joe Biden do të jetë presidenti më i ri i ShBA-ve.
S’ka vonuar edhe reagimi i ish-presidentit, Donald Trump.
Ky i fundit ka bërë një shkrim në llogarinë e tij FB ku shkruan:
Sapo pata një takim shumë të bukur me Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme!
Sipas letrës, Bill do të largohet pak para Krishtlindjeve për të kaluar pushimet me familjen e tij …
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Jeff Rosen, një person i shquar, do të bëhet Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Shumë i respektuar Richard Donoghue do të marrë përsipër detyrat e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm. Faleminderit të gjithëve!

