Gazetari serb: Biden para 27 vitesh kishte raport, luftë e përgjakshme në Kosovë dhe Bosnje!

Gazetari serb, Milomir Mariq, pretendon se presidenti i ri në Amerikë, Joseph Biden kishte parashikuar luftëra në Ballkan, para 27 vjetësh.
Sipas tij, Bideni më 1993, gjatë një vizite në Beograd, kishte përpiluar një raport për atë se çfarë do të ndodhte në shtetet fqinje të Serbisë.

“Bideni ishte në Beograd me një delegacion të Kongresit Amerikan, më 1993, transmeton Indeksonline
Pas takimit me Millosheviqin, ai u kthye në Shtete të Bashkuara dhe më pas paraqiti raportin”, u shpreh Mariqi.
Gazetari u shpreh se Bideni kishte parashikuar ngjarje të përgjakshme në Ballkan në atë raport.
“Raporti thoshte se një krim do të ndodhte në Srebrenicë dhe se lufta në Kosovë do të fillonte”, u shpreh ai. /Indeksonline/