75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Ishin në kërkim, policia arreston në rajonin e Prishtinës 6 persona

Policia e Kosovës, ka raportuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 6 persona e të cilët ishin në kërkim të organeve të rendit, raporton IndeksOnline.

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orët e para të së hënës, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Vushtrri. i kërkuari është me shtetësi suedeze, dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Një tjetër person është arrestuar në rrugën “Ilir Konushevci”, në Podujevë, dhe tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali.

Po ashtu edhe një tjetër qytetar nga Prishtina është arrestuar ditën e djeshme, dhe i cili me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është dërguar për vuajtje të dënimit në Hajvali.

Personi i katërt i arrestuar gjatë së hënës është një qytetar nga Prishtina, i cili në orët e vona, është arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza”. Ai tashmë është dërguar në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Një tjetër prishtinas i kërkuar nga policia, është arritur të arrestohet e të dërgohet për vuajtje të dënimit në Hajvali.

Atij i është ‘bashkuar’ edhe një tjetër prishtinas, i cili është arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza”. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali./IndeksOnline/