75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / A. M.

Dhuna në familje, drejtori i PK-së thotë se “fajtor” ishte pandemia!

Drejtori i Policisë së Kosovës (u.d.), Samedin Mehmeti është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka treguar se gjatë këtij viti kishte raste të shumta të dhunës në familje. Mehmedi pretendon se pandemia ishte njëra prej shkaktarëve që rriti numrin e dhunës në familje.

“110 raste më shumë janë këtë vit se herën e kaluar. Ndikim kishte pandemia.  Ajo çka dua të them, faktqesisht themi se pandemia ka pasur një ndikim”, është shprehur ai.

Ndryshe, drejtori përmendi se nga fillimi i pandemisë e deri tani, institicioni i sigurisë ka dhënë mbi 23 mijë vërejtje për qytetarët e republikës.  

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është duke folur në Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës.

Po ashtu, njëra prej pikave kryesore janë edhe gjetjet e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian. /Indeksonline/