75 Mall Live Search
11:41 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Në Vushtrri arrestohet vjehrri që rrahte renë e tij, i gjindet edhe një pushkë në shtëpi

Në orët e  mbrëmjes të 14 dhjetorit 2020, policia në Vushtrri, ka  marrë informacion me elemente të veprës penale: “Dhunë në familje”

 Nga  informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet  janë ngritur  se i  dyshuari (vjehrri) i saj  në mënyrë sistematike ka ushtruar  dhunë  psikike dhe  fizike ndaj viktimës.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar.

Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë tek i  dyshuari kanë gjetur dhe  sekuestruar një pushkë  gjuetie për të cilën nuk kishte leje.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese,  me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Indeksonline/