75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

BILD zbulon të ardhmen e Mesut Ozil

Mesut Ozil duket se përfundimisht do të ndahet me Arsenalin. Raportet e ngrira të tij me Mikel Artetën do të ndikojnë që ylli turko-gjerman të braktisë skuadrën londineze pas disa vjetësh të kaluara në Londër.

“BILD”-i raporton se Ozili është shumë afër marrëveshjes me skuadrën turke, Fenerbahce.

Për Ozil ka tri oferta zyrtare nga skuadrat amerikane, DC United, LA Galaxy dhe Inter Miami, por që futbollisti është i interesuar më shumë për Fenerbahcen.

Ozili thuhet se është duke shikuar gjetjen e një banese të përshatshme në Stamboll dhe se po bën gati valixhet për largimin nga Arsenali./Indeksonline/