Gjykata Themelore e lë Ahmetajn Kryeshef të SKQZ-së, shtyn ekzekutimin e vendimit të KPMSHC-së

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka miratuar kërkesën e Burim Ahmetajt, i zgjedhur nga KQZ-ja në pozitën e kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së.
Kërkesa e Ahmetajt në këtë gjykatë ishte që të shtyhej ekzekutimi i vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC), i cili kishte miratuar ankesën e një kandidati në garë për të njëjtën pozitë.
Shtyrja e ekzekutimit të vendimit të KPMSHC-së nuk është në kundërshtim me interesin publik e nuk do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

