75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Blerim Xhemajli do të luaj në një skuadër me yjet e Kosovës

Mesfushori i famshëm shqiptar me pasaportë zvicërane, Blerim Xhemajli do të rikthehet te skuadra e fëmijërisë. Mesfushori 34 vjeçar ka arritur marrëveshje me FC Zurich për tu rikthyer në Superligën e Zvicrës.

Xhemajli ka disa javë që është futbollist i lirë pasi ka përfunduar karrierën me skuadrën kineze, Shenzen, shkruan Indeksonline.

“Unë kam qenë jashtë vendit për 14 vjet dhe tashmë kam dëshirën të kthehem në shtëpi. Unë jam rritur në Cyrih, familja ime jeton atje, dhe FCZ është klubi im i shtëpisë. Sigurisht do të ishte mirë nëse mund ta përfundoja karrierën time aty ku e fillova” kishte thënë Xhemajli pak ditë më parë.

Xhemajli u largua nga Zurich në verën e vitit 2007 dhe kaloi te Bolton Wanderers kur ishte 21 vjeçar.

Te Zurichu, Xhemajli do të luaj përkrah yjeve të Kosovës si Kololli, Kryeziu, Aliti e Kryeziu./Indeksonline/