Gazetari turk ‘hedh bombën’: Muriqi do të huazohet te Galatasarayi

Mediat në Turqi kanë filluar spekulimet për largimin e Vedat Muriqit nga Lazio në formë huazimi, në afatin kalimtar të janarit.
Gazetari i Beyaz TV, Rasim Ozan Kütahyalı, ka deklaruar sulmuesi i Kosovës do të transferohet te Galatasarayi, transmeton Indeksonline.
Klubi turk është rivali më i madh i Fenerbahçes, aty ku Muriqi luajti një sezonë ku shënoi 15 gola në 32 ndeshje.
Reagimet e tifozëve të Fenerbahçes kanë qenë të ndryshme në rrjetet sociale.
Por i shpejtë ka qenë demantimi i menaxherit të Muriqit, Haluk Canatar.
“Pritshmëritë e Lazios janë shumë të mëdha. Spekulimet për kalimin te Galatasarayi janë absolutisht të pavërteta” deklaroi Canatar.
Muriqi është rikthyer nga lëndimi pas më shumë se 3 javësh.
Megjithatë ai nuk është shëruar plotësisht dhe trajneri Simone Inzaghi nuk e ka ftuar për ndeshjen e sontme kundër Beneventos.
/Indeksonline/