75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Milani humb edhe Gabbian, mbrojtësi rikthehet vetëm vitin e ardhshëm

Milani nuk do të mund të llogaris në Matteo Gabbia deri  në vitin e ardhshëm.

Rosonerët kanë konfirmuar lëndimin e mbrojtësit që u dëmtua në ndeshjen ndaj Parmës të dielën mbrëma.

Sot lojtari iu nënshtrua një konsultimi specialist i cili konfirmoi dëmtimin të shkallës I / II të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë.

Lojtari do të vazhdojë trajtimin tashmë të filluar.

Do të jetë e mundur ta shohim atë në fushë vetëm në vitin e ardhshëm. Pioli shpreson të jetë në gjendje ta rikuperojë atë në fund të janarit. /IndeksOnline/