Rreth 35 mijë persona janë shëruar nga COVID-19 deri më tani në Kosovë

Afro 35 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët kanë qenë të infektuar me coronavirus, e kanë fituar betejën me këtë sëmundje që nga paraqitja e rasteve të para në mars të këtij viti në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 mijë e 637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 346.
Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.