75 Mall Live Search
18:02 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

Kanada, vaksina e parë Pfizer/BioNTech u dha në një shtëpi pleqsh

Në shtetin e Kanadasë, vaksina e parë Pfizer/BioNTech u dha në një shtëpi pleqsh në Toronto, pasi fushata e vaksinimit ditën e djeshme.

Lajmin për ardhjen e vaksinës e konfirmoi Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ditën e diel.  Rreth 30,000 dozat e para do të shpërndahen në 14 lokacione të Kanadasë, ndërsa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë do të kenë prioritet në vaksinim.

Vaksina është një bashkëpunim midis gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë, BioNTech, që ofron mbrojtje deri në 95%.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës po ashtu me Pfizer/BioNTech.

COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën, ku mbi 1.6 milion kanë humbur jetëb dhe mbi 47 milionë janë shëruar.