75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

Viktimat në Prizren janë babë e bijë

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Admir Shala, për IndeksOnline ka bërë të ditur se për momentin janë dy viktima, që janë gjetur në shtëpinë e tyre, janë familjarë, dyshohet se janë babë e bijë dhe nuk dihen rrethanat e vrasjes.

“Për momentin jemi duke shikuar rrethanat se si ka ardhur deri te kjo vrasje. Ajo që mund të konfirmojmë është se njëri prej të vdekurve është  zyrtar policor”, ka thënë Shala

Ai ka thënë se prokurori i rastit, dhe policia janë në vendngjarje dhe janë duke shikuar rrethanat se si ka ndodhe vrasja.