75 Mall Live Search
20:42 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

Prokuroria vendos në favor të AKI-së, S’ka elemente penale

Prokuroria nuk ka gjetur asnjë element të veprës penale në kallximin që u.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e kishte bërë ndaj sekretarit të Presidencës, Driton Gashit ish-drejtorit të AKI-së.

Znj.Osmani e kishte njoftuar policinë e Kosovës  siç kanë raportuar mediat, se Driton Gashi së bashku me një person tjetër që është prezantuar si pjesëtarë i AKI-së, kanë tentuar të marrin dokumente konfidenciale nga kasaforta në Presidencën e Kosovës, ku ruhen raportet e AKI-së si dhe dokumente konfidenciale.

Znj.Osmani rastin e kishte lajmëruar në organet e drejtësisë. Ndërsa sot prokuroria e shtetit ka njoftuar se nuk ka gjetur asnjë element të veprës penale.