Dumoshi uron Blerta Bashollin për çmimin e fituar me filmin ‘Zgjoi’

Filmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli “Zgjoi” (Hive) është përzgjedhë në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj sajë. Në rrugëtimin për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me vetëveten.
Regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli në lidhje me pjesëmarrjen në Sundance u shpreh jashtëzakonisht e lumtur, e në veçanti për temën që shtjellon ky film, për gratë e suksesshme të Krushës së Madhe: “Një falenderim i veçantë është për zonjën Fahrije Hoti, e cila ndau me ne tregimin e saj, tregim i cili ishte inspirimi i vërtetë për mua si grua e shpresoj të jetë edhe për shumë gra e vajza të tjera”. Regjisorja Basholli falenderoi edhe të gjithë ekipin e filmit për të cilin u shpreh se: “ ishte një kombinim perfekt i një grupi filmbërësish nga shumë vende të ndryshme që kontribuan jashtë mase në të gjitha fazat e realizimit të filmit”.
E për këtë film ka reaguar edhe ministrja Dumoshi e cila përgëzoi ekipin realizues për këtë fitore të madhe./Indeksonline/
Përgëzime regjisores Blerta Basholli, producentëve dhe ekipit të filmit "Zgjoi" i cili është përzgjedhur zyrtarisht në…
Posted by Vlora Dumoshi on Tuesday, 15 December 2020