Polici Mazreku ishte pjesë e policisë kufitare

Në mbrëmjen e së martës në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren nga ndodhur një tragjedi, ku zyrtari policor Salih Mazreku me vajzën e tij, L.M janë gjetur të vdekur në një shtëpi banimi.
IndeksOnline mëson se viktimat i takojnë komunitetit RAE.
Ndër të tjera mësohet nga burimet brenda hetuesisë se Mazreku ka vrarë aksidentalisht vajzën 10 vjeçare, ku më pas ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin./IndeksOnline/