Kjo është gjendja shëndetësore e 23 vjeçarit që u sulmua me çekan në kokë

Një 23 vjeçar është sulmuar me çekan në kokë, në mbrëmjen e së martës në lagjen Veterrniku të Prishtinës respektivisht në një parking.
Pas lëndimeve të marra, i njëjti ishte dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, për IndeksOnline ka thënë se pas ekzaminimeve të nevojshme viktima është liruar për në shtëpi.
“ I lënduari është ekzaminuar. Ka kryer analizat dhe i është bërë rentgeni, e i është qepur plaga në kokë. Momentalisht është liruar për në shtëpi për t’u paraqitur nëse ka shqetësime shëndetësore ndërkohë”, tha ai.
Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari që e ka sulmuar ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe kanë marrë veprime për identifikimin e vend ndodhjes së tij./IndeksOnline/