Baskët do të aplikojnë për tu pranuar në FIFA dhe UEFA

Federata Baske e Futbollit ka aplikuar për tu bërë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.
Rajoni i Spanjës dëshiron “autonomi” në futboll dhe dëshiron të marr pjesë në Kampionate ndërkombëtare me flamurin e tyre.
Asambleja e Përgjithshme e Federatës votoi unanimisht për të aplikuar në këto dy organizata të futbollit, shkruan Indeksonline.
Për tu pranuar në FIFA dhe UEFA duhet shumica e thjeshtë e votave të Federatave pjesëmarrëse pasi që në rastin e Kosovës është hequr rregulli që shtetet të jenë të pranuara në OKB.
Yjet nga ekipe si Athletic Bilabo, Real Sociedad, Alaves dhe Eibar do të mund të mbrojnë ngjyrat e vendit të tyre, më të njohurit Illaramendi, Aduriz, Zurutuza dhe Riesgo.
Kombëtarja Baske ka zhvilluar disa ndeshje jo zyrtare. /IndeksOnline/