Vite pas sherrit të bujshëm, Tuna dhe Dafina po sjellin bashkëpunimin e dytë

Me siguri të gjithë e mbani mend këngën “Vibe” të vitit 2010 nga Dafina dhe Tuna. Epo bëhuni gati për një tjetër hit nga dyshja.
“News31.al” ka mësuar se dy artistet do vijnë me një super bashkëpunim në 2021. Raportohet se kënga po regjistrohet në Prishtinë, ndërsa xhirimet e klipit ende nuk kanë nisur.
Kujtojmë që Tuna dhe Dafina për disa vite nuk kanë folur me njëra-tjetrën për shkak të disa deklaratave.
Asokohe u publikuan disa përgjime në telefon të një bisede ku Dafina vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.
Më pas Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte.
Vajzat bënë paqe në vitin 2018 kur u takuan në SHBA.