Rasti “Karaçeva”, arrestohen edhe dy persona, njëri dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar në lidhje me rastin “Karaçeva”, për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë kanë thënë se hetimet për rastin “Karaçeva” ende po vazhdojnë me intensitet dhe varësisht nga zhvillimet e tyre mund të ketë sërish të arrestuar.
“Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe ata me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Njëri nga të dyshuarit gjendet në Qendren Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Aksioni i policisë, në Karaçevë, ishte zhvilluar në shtator të këtij viti ku ishin prangosur edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ishin rrënuar disa kazino.

IndeksOnline kishte raportuar ekskluzivisht për këtë aksion nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/