75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Bëhu pjesë e kauzës së nxënësve të Prishtinës, duke blerë “Kartolinat e Vitit të Ri”

Në prag të festave të fundvitit, nxënës të disa shkollave të Prishtinës kanë përgatitur “Kartolinat e Vitit të Ri”, e të cilat për tri ditë radhazi nga 15 deri më 17 dhjetor do të shiten në sheshin “Zahir Pajazit”, me fillim nga ora 14:00 e deri në orën 16:00, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për nxënësit e shkollave “Asim Vokshi”, “Xhemajl Mustafa”, “Emin Duraku”  e “Pjetër Bogdani”.

Siç njoftojnë këto shkolla paratë e grumbulluara nga shitja e këtyre kartolinave do t’u dedikohen, Pediatrisë, Shtëpisë së të Moshuarve, Shoqatës së Autizmit, Shoqatës së Sindromës Down dhe “Handikosit”.

Ndonëse kartolinat nuk do të kenë kosto të madhe, nxënësit e këtyre shkollave ftojnë të gjithë bamirësit që të kontribuojnë në këtë kauzë të nxënësve./IndeksOnline/