952 vetë – Gjermania shënon rekord vdekjesh nga Covid-19

Zyrat e Shëndetësisë i kanë njoftuar institutit “Robert Koch” 952 të vdekur në ditë në Gjermani. Shifra më e lartë deri tani ka qenë në 598 veta. Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani kanë humbur jetën 23.427 veta me ose nga Corona. Edhe numri i infektimeve të reja është shqetësues, vlera ditore arrin 27.728 veta.
Këto janë 7000 raste më shumë se të mërkurën e kaluar.
Për të kufizuar përhapjen e pakontrolluar të virusit, nga e mërkura në Gjermani hyjnë në fuqi kufizime të forta të jetës publike që u vendosën në fundjavë në takimin e kancelares Merkel me kryeministrat e landeve federale.
Nga 16 dhjetori deri në 10 janar do të mbyllen të gjitha dyqanet, përjashtime ka për ato dyqane që janë të nevojshme për nevojat e përditshme. Shkollat mbyllen, dhe nuk ka detyrim për prezencë në shkollë. Kopshtet janë mbyllur dhe ofrohet kujdestari vetëm në raste nevoje.
Edhe parukeri e shërbime të tjera mbyllen. Rregulla të forta vlejnë edhe për takimet private. Maksimumi lejohen të takohen 5 persona nga dy familje. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk llogariten. Vetëm nga 24-26 dhjetor ka një rregullore të posaçme, ku lejohet që në rrethin familjar takime me katër veta që vijnë nga familje të tjera.