Daimleri do të investojë mbi 100 milionë euro në fabrikën e Mercedesit në Hungari

Daimleri do të investojë mbi 100 milionë euro në fabrikën e Mercedes-Benzit në Hungari, për të ndërtuar SUV me bateri EQB, ka thënë drejtori i fabrikës, Christian Wolff.
SUV-i kompakt do të jetë makina e parë krejtësisht elektrike e prodhuar në Hungari, ekonomia e së cilës varet nga prodhimi i makinave, me Daimler, BMW-në dhe Audinë të cilat ndërtojnë apo zgjerojnë kapacitetin e tyre në këtë vend, shkruan “Automative News Europe”.
Prodhimi i baterisë EQB do të nisë në Hungari dhe në Pekin vitin tjetër.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, ka thënë se Qeveria ka kontribuuar me 52 milionë dollarë në investimin që ka gjeneruar 4.400 vende pune në qytetin Kecskemet.