75 Mall Live Search
17:35 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / A. A

Ministrja Dumoshi flet për mundësinë e masave të reja në sport

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka mbajtur sot takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në një prononcim për Indeksonline, Dumoshi ka treguar se çfarë është biseduar në takim me ministrin Zemaj.

“Ende nuk ka masa të reja. Ne vetëm kemi diskutu me ministrin Zemaj. Ai është falenderu për krejt rrugëtimin që kemi pas në këtë sfidë të Covid-19 edhe komunikimin që kemi pas drejtpërdrejt me Federatat. Poashtu për mundësitë e mbeshtetjes për kampionate sportive. Kemi bisedu për masat në përgjithësi por jo në veçanti diçka konkrete. Në qoftëse duhet me hy në ndonjë fazë tjetër, gjithësesi që vendimet do të jenë të përbashkëta. Në e dimë që janë disa sporte si basketbolli e tjera që fillojnë në janar kampionatin, por ne i kemi të gjitha parasysh e kemi komplet analizën e zhvillimit të sportit në cilat faza janë. Shumica tani do të pushojnë, por ka disa që vazhdojnë aktivitetet. Besoj që ato Federata që kanë ndeshje të rëndësishme, duhet të mirren parasysh” deklaroi Dumoshi.

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje për shqyrtimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes për së pandemisë Covid-19, por me shumë gjasë sporti nuk do të preket.

/Indeksonline/