Bayerni me Lewandowskin e mposhtë Wolfsburgun

Bayern është rikthyer te fitorja pas dy barazimesh në Bundesligë, duke e mposhtur në 2:1 skuadrën e Wolfsburgun në ‘Allianz Arena’.
Mysafirët e filluan në mënyrën më të mirë takimin, duke shënuar në minutën e 5’, përmes Maximilian Philipp.
Por, fitoren për Bayerni e vulosi, super0sulmuesi, Robert Lewandowski, i cili shënoi në minutat 45’ dhe 50’.
Me këtë fitore, Bayern mbetet në vend të dytë me 27 pikë, një më pak se liderët e Leverkusen.