Erdogan pas sanksioneve të SHBA-së: Ky është një akt armiqësor dhe një sulm ndaj sovranitetit të Turqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për blerjen e sistemit rus të raketave S-400, përfaqësojnë një sulm të hapur ndaj sovranitetit të Turqisë.
Erdogan, ka vënë në dukje së është anëtari i parë i NATO-s që përballet me sanksione amerikane dhe sipas tij qëllimi i sanksioneve të është të ndalojnë zhvillimin e madh të industrisë së mbrojtjes dhe ta bëjnë Turqinë një shtet të varur, por nuk do ta arrijë qëllimin.
“Ky është një akt armiqëso dhe një sulm i drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara ndaj sovranitetit turk, por kjo do të na inkurajojë që të punojmë dy herë më shumë dhe më mirë për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes dhe ta bëjmë plotësisht të pavarur,”- ka thënë Erdogan.
Pasi nuk arriti një marrëveshje mbi blerjen e sistemit amerikan të mbrojtjes, Turqia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë mbi blerjen e sistemit rus të raketave S-400. Autoritetet amerikane janë të indinjuar për këtë, pasi pretendojnë se këto sisteme nuk janë në përputhje me sistemin e NATO-s. Në fillim të javës, SHBA-ja, përmes mekanizmit CAATSA, vendosi sanksione ndaj Turqisë për shkak të blerjes të sistemit rus të Në fillim të javës, SHBA, përmes mekanizmit CAATSA, vendosi sanksione të caktuara ndaj Turqisë për shkak të blerjes të sistemit rus të raketave S-400.