75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Kiara mohon lidhjen me Young Zerkën

Kiara Tito e ka dhënë më në fund përgjigjen e saj.

Së fundmi, është përfolur se mes Kiara Titos dhe Young Zerkës ka një lidhje.

Shkak për këto thashetheme u bënë dhe disa skena shumë “romantike” në “Shiko kush luan” ku të dy ishin të ftuar. Kimia mes tyre ishte diçka që nuk kaloi pa u vënë re dhe fansat i pëlqyen.

Lidhur me këto thashetheme, vetë Kiara ka folur në “Ftesë në 5” ku tha se nuk kishte takuar kurrë më parë këngëtarin dhe se mendonte se ishte mendjemadh.

“Nuk kemi asgjë. E kam njohur në atë puntatë të Luanës dhe fitova  simpati për të, ishte një djalë shumë i edukuar.

Deri diku kisha menduar se ka tangërllik, siç ndodh me personazhet, por asnjëherë nuk e kisha takuar, por kur e pashë live më gjuajti me top dhe më vrau tek gishti dhe më erdhi dhe më dha një përqafim” tha Kiara