Spitali i Pejës/ 94 pacientë me oksigjeno-terapi, 24 në gjendje të rëndë

131 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 94 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
1 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme dhe foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkullore.224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,167analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.