75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / k.v

Nëpërmjet programeve aktive të tregut të punës, shumë punëkërkues u përkrahën këtë vit pavarësisht sfidave

Gjatë takimit të 9-të të Bordit të projektit “Programet aktive të tregut të punës” i zbatuar në kuadër të bashkëpunimit MPMS, MPB dhe UNDP, ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka prezantuar punën e MKRS-së në Dikasterin e rinisë, mbështetjet e ofruar për trajnimin, ngritjen e kapaciteteve si edhe financimin e projekteve të tyre të ndërmarrësve të rinj.

“Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e programit për vitin 2020, përfshirë të arritura sfidat si edhe modalitetet e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, program të cilit së fundi iu bashkua edhe MKRS-ja në elementin e ofrimit të punës praktike për të rinj në biznese dhe organizata joqeveritare”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Ajo ka përgëzuar kolegët e ministrive të linjës, si edhe bashkëpunëtorët nga UNDP-ja për punën e shkëlqyer në këtë program, duke u uruar punë të mbarë në vijim.