Kryeministrja e Zelandës së Re: Do të vaksinojmë pa pagesë tërë popullatën kah mesi i vitit të ardhshëm

Zelanda e Re do të fillojë t’i vaksinojë pa pagesë gjithë qytetarët e këtij vendi deri nga mesi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar sot kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern, shkruan Reutersi.
Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se ka siguruar mjaftueshëm vaksina për 5 milionë banorë, e marrëveshje ka arritur me kompanitë farmaceutike “AstraZeneca” dhe “Novax”.
Në marrëveshjet e arritura janë siguruar 7.6 milionë doza të vaksinës nga “AstraZeneca” dhe 10.722 milionë të tjera nga “Novax”-i, që janë mjaftueshëm për më shumë se 9 milionë banorë, duke marrë parasysh se të dy vaksinat jepen me nga dy doza.
“Do të jetë imunizimi më i madh në historinë e Zelandës së Re”, ka thënë Arderni gjatë një konference shtypi.
Ajo ka shpjeguar, transmeton Telegrafi, se në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm do të vaksinohen policët kufitarë dhe punonjësit shëndetësorë, kurse më parë edhe gjithë banorët.
Zelanda e Re është ndër vendet e pakta që me sukses ka arritur ta luftonte përhapjen e Coronavirusit, ku deri tani në këtë vend janë infektuar vetëm 1.744 persona, ku prej tyre 25 kanë humbur jetën.