75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Dacia arrin ta nxjerrë Mercedesin GLE nga bora

Jo rrallë herë “i vogli arrin ta nxjerrë nga kriza të madhin”. Një rast i tillë është parë në Rumani.

Në zonën malore dhe me shumë borë, vetura e tipit Dacia Duster 1.5, ka arritur ta nxirrte nga bora Mercedesin e modelit GLE 63 S AMG.

I lidhur me litarin tërheqë, Dacia pas tri përpjekjeve arriti të tërhiqte Mercedesin, gomat e të cilit ishin futur në thellësi 40 centimetra./Indeksonline/