75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Tronditet Gjermania/ Burri vret gruan, vajzën 17 vjeçare e më pas vetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, përkatësisht në Isselberg (Münsterland).

Oficerët gjetën tri kufoma në shtëpinë e një familjeje.

“Sipas gjetjeve fillestare, një 51-vjeçar donte ta vriste gruan e tij dhe dy fëmijët”, tha Kryeprokurori publik Martin Botzenhardt, transmeton IndeksOnline.

“Thuhet se ai i kishte thënë një shokut të tij për krimin këtë mëngjes, i cili më pas raportoi në polici.

Punëtorët e shpëtimit gjetën trupat e gruas 46-vjeçare dhe vajzës 17-vjeçare në banesën e familjes.

Vajza e dytë 14-vjeçare u gjet fizikisht e padëmtuar në shtëpi.

Sipas raportit, hetuesit aktualisht supozojnë se burri vrau gruan dhe vajzën e tij dhe më në fund i mori jetën vetes.

Hetimet për këtë dhe një motiv të mundshëm janë duke vazhduar.