75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / k.v

LIVE/ Nis konferenca e radhës e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Gjykata Speciale po mbanë konferencë të re për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, transmeton IndeksOnline.

Konferenca ka nisur në orën 11:00, por ajo po transmetohet me 45 minuta vonesë nëpërmjet linkut të gjykatës.

Konferenca e cila po ndodh aktualisht ka të bëjë me ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur, më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00./IndeksOnline/