Radhë të gjata për të regjistruar veturën në Prishtinë, pritje deri në 3 orë

Qytetarë të shumtë që kanë zgjedhur ditën e sotme të regjistrojnë automjetet e tyre në Qendrën për Regjistrim në Prishtinë janë përballur me vonesa të mëdha.
Në një video që ka dërguar në lexues i IndeksOnline shihen radhë të gjata të qytetarëve duke pritur para sporteleve për të marrë shërbimet e tyre.
Ky lexues ka thënë se janë dëtyruar të presin deri në 3 orë për të regjistruar veturën, për shkak të kapaciteteve të vogla në sportele.
Sipas tij, sot kanë punuar vetëm 3 sportele, 13 sa janë gjithsej./IndeksOnline/