75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / C E

Juventus humb mesfushorin, u lëndua kundër Atalantës

Ndeshja e djeshme kundër Atalantës nuk i solli shumë Juventusit.

Zonja e Vjetër mori vetëm një barazim 1-1, por ka humbur një futbollist shumë të rëndësishëm.

Në minutën e 27-të të ndeshjes, Arthuri u detyrua të linte fushën pas një lëndimi që pësoi duke i lënë vendin Rabiotit.

Mesfushori brazilian pësoi një plagë të rëndë në kofshën e tij të djathtë gjatë një lufte të ashpër me mbrojtësin e Atalanta Romero.

Arthuri do të fillojë menjëherë një cikël terapish për të zvogëluar hematomën, por pothuajse me siguri do të detyrohet të humbasë ndeshjen të shtunën 19 kundër Parmas.

Stafi mjekësor i Juventusit do të punojë në përpjekje për ta rikuperuar atë për ndeshjen më 22 dhjetor kundër Fiorentinës. /IndeksOnline/